Protesta e studentëve të jurisprudencës në Shkup, të cilët kërkojnë të drejtën për ta dhënë provimin në gjuhën shqipe, ka marrë mbështetje të madhe edhe nga treva të tjera shqipfolëse.
Studentë nga Kosova kanë mbërritur në protestë për t’u solidarizuar me bashkëmoshatarët e tyre në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pjesëmarrës të shumtë kanë ardhur edhe nga Tetova dhe Struga.
Pamjet që vijnë nga qendra e Shkupit janë mbresëlënëse, me dhjetëra flamuj kuqezi që valëviten mes thirrjeve për respektimin e gjuhës shqipe dhe të drejtave kushtetuese.
Protestuesit po kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në shqip, duke theksuar se kjo është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Atmosfera në protestë po shoqërohet me brohoritje, pankarta dhe mesazhe solidarizimi nga shqiptarë të ardhur nga qytete dhe treva të ndryshme shqiptare.
Lajmi kryesor:
Shkupi vishet kuqezi, mijëra në protestë për gjuhën shqipe, kërkohet dorëheqja e ministrit të drejtësisë dhe kryeministrit, arrestohen 3 studentë









