Shqiponja dykrenare tërbon serbët në Rusi, ja si e festoi golin futbollisti arab/VIDEO

Shqiponja dykrenare tërbon serbët në Rusi, ja si e festoi golin futbollisti arab/VIDEO

Botërori Rusi 2018

Shqiponja dykrenore ka ‘tërbuar’ serbët në këtë kampionat botëror. Pas dy futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që bënë shqiponjën teksa shënuan kundër Serbisë gjatë ndeshjes me Zvicrën, simboli i shqiptarëve është bërë dhe nga një futbollist arab.

Ka qenë lojtari i kombëtares së Arabisë Saudite, Salem Al-Dawsari, i cili ka festuar golin e tij ndaj Egjiptit duke bërë shqiponjën.

Goli në sekondat e fundit nga Al Dawsari i dha fitoren Arabisë Saudite, pasi arriti të përmbyste Egjiptin në fitoren 2-1, që i dha edhe 3 pikët e para ekipit të tij.

Por, ajo që bëri përshtypje ishte festimi i Salem Al Dawsarit me shqiponjë, duke kryqëzuar duart menjëherë pasi shënoi golin.


(Futbollisti arab duke festuar me shqiponjën golin)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi