Shqiponja pa koka në “Elbasan
Arena” FSHF: Stilizim, jo origjinalja

Shqiponja pa koka në “Elbasan<br />Arena” FSHF: Stilizim, jo origjinalja
Përgatitjet për përfundimin e punimeve në stadiumin “Elbasan Arena” po vazhdojnë me ritme të larta, bashkë me të edhe pikturimi i simbolit kombëtar, shqiponjës kuqezi në stola. Por, shqiponja në pjesën ballore nuk do të ketë dy kokat e saj duke ngritur shumë pikëpyetje nga tifozët në rrjetet sociale.

I pyetur nga “Shqiptarja.com” përfaqësuesi i zyrës së shtypit të FSHF, Tritan Kokona shpjegon se” në stadium nuk është shqiponja jonë e flamurit, por një stilizim në kushtet e hapësirës së pamjes ballore.

Reagimet e tifozëve nuk duhet të merren shumë për bazë, pasi janë amatorë, por ajo që kërkoj unë është më shumë mbështetje që të përfundojmë sa më parë punimet për të pritur ndeshjen me Danimarkën më 11 Tetor” përfundoi ai. Stadiumi “Elbasan Arena” ka një kapacitet prej 12.500 vendesh dhe është i pari me standardet ndërkombëtare të kërkuara nga UEFA dhe FIFA.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku