"Mirënjohje për drejtimin e njëgrupi meditaik, që përditëson paanshmërisht, me nivel të lartë përgjegjshmërie dhe kumton lajmin e shpejtë dhe profesional. Mirënjohje për besimin që ai ushqen te Shqipëria duke lartësuar imazhin e vendit të shqiponjave brenda dhe jashtë kufijve", ishte motivacioni i çmimit për gazetarin Bollinon.
Bollino vetë, pasi falenderoi i emocionuar për çmimin, u shpreh: "Të jesh media e pavarur nuk do të thotë të mos kesh ide politike apo të mos shprehësh qëndrimet e tua: të jesh i pavarur do të thotë të jesh i lirë të shprehësh këto opinione pa asnjë detyrim përkundrejt askujt, do të thotë të jesh i lirë nga çdolloj partie politike. Ky çmim, që unë marr në emër të gjithë kolegëve shqiptarë që punojnë me mua prej njëzet vjetësh, e konsideroj provën që kjo përpjekja jonë për të sjellë një gazetari të pavarur është kuptuar nga të gjithë".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)