Shqiptarët e akuzuar për vrasjen e
të rinjve, dëmshpërblim nga Serbia
Gjashtë shqiptarët e akuzuar për vrasjen e 5 të rinjve serbë në Pejë më 1998 kërkojnë dëmshpërblim. Zv/kryeministri i parë i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka pohuar se vrasjet ishin bërë nga makineria e Sllobodan Millosheviq-it.
BEOGRAD-“Serbia nuk do ta ketë lehtë me ne. Do të kërkoj dëmshpërblim moral dhe material për të gjitha torturat që më janë bërë”, ka thënë një prej ish të akuzuarve shqiptarë për vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në qytetin e Pejës në vitin 1998, Agron Kollçaku.
E vërteta është se vrasjet e kryera në Pejë, më 14 Dhjetor të 1998 në lokalin “Panda” ishin bërë nga makineria e Sllobodan Millosheviq-it.
Këto të dhëna shokuese i ka bërë publike ditë më parë vetë zv/kryeministri i parë i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Për këtë ngjarje, policia serbe kishte akuzuar 5 të rinj shqiptarë, të cilët i kishte mbajtur në burg përgjatë një viti.
Tani, kur vetë shteti serb po nxjerr në dritë të vërtetën, dy prej 5 të akuzuarve shqiptarë të asaj kohe thonë se do të ndjekin çdo rrugë ligjore për të paditur shtetin serb.
Duke treguar për torturat çnjerëzore që kishin përjetuar gjatë qëndrimit në burgjet serbe, shqiptari i akuzuar i asaj kohe, Agron Kollçaku, është shprehur se çfarëdo dëmshpërblimi me para s’i bën të harrojë vuajtjet, por megjithatë ata do të vazhdojnë me procedurat.
“Më kanë rrahur me shkop bejsbolli. Më kanë rrahur deri sa më ka rënë të fikët. Më kanë hedhur ujë dhe përsëri ka vazhduar tortura”, ka rrëfyer ai.
Edhe Vllaznim Përgjegjaj ka theksuar se kjo çështje nuk do të mbyllet vetëm me një deklarim publik të shtetit serb. Rrjedha e ngjarjes për të ende është e kthjellët, ndërkohë që traumat ai i ka ende në trup dhe mendje.
“Ma kanë thyer këmbën, më kanë prerë hundën me thikë. Të burgosurve të tjerë iu prisnin veshët, gishtat dhe nuk di çka tjetër”, ka treguar i shokuar Përgjegjaj.
Dyshimi se të rinjtë serbë ishin vrarë nga vetë makineria e Serbisë kishin nisur që në emergjencën e spitalit. Disa nga punonjësit e asaj kohe tregojnë për presionin që kishin pasur që trupave të mos u afrohej asnjë nga personeli shqiptar.
“Bëmë transportimin e parë me dy trupa, pastaj me tre. Kur i çuam në spital nuk afrohej njeri tek ata”, tregon Hydavehbi Kastrati, shofer i autoambulancës që kishe bartur viktimat në Prishtinë.
Pas vrasjes së 6 të rinjve serbë dhe plagosjes së disa të tjerëve në lokalin “Panda” në Pejë, makineria serbe kishte aktivizuar orën policore në atë kohë.
Pas kësaj ngjarjeje, shumë qytetarë ishin likuiduar në mënyrë të mistershme, përfshirë edhe rastin e vrasjes së doktorit Nuredin Çeku, më pas të doktorit Xhevdet Gashi dhe shumë civilëve shqiptarë, dosjet e të cilëve ende janë të mbyllura për familjarët dhe opinionin kosovar.
Redaksia online
(b.g/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18