Edhe pse ndeshja e futbollit në kampionatin maqedonas, Shkënidja-Vardari vlerësohej e rrezikut të lartë, dhe disa herë u anulua pikërisht për shkak të frikës të ndonjë incidenti eventual, asgjë nuk ndodhi dhe shqiptarët pritën si mos më mirë ekipin rival.
Shkëndija dhe publiku tetovar, meritojnë një 10-tëshe të madhe për organizimin e tyre në këtë përballje. Mbi 9 mijë spektatorë gjatë gjithë lojës u dalluan me sjellje korrekte, ndërsa pas përfundimit të takimit edhe përkundër humbjes të Shkëndijës, të dyja skuadrat për në dhomat e zhveshjes, tifozët i përcollën me duartrokitje.
Ky fakt tregon se ishte i paarsyeshëm nga ministria e Brendshme e Maqedonisë, anulimi i kësaj ndeshje duke pretenduar të vërtetohet se Tetova është qytet i rrezikshëm për sport.
/Shqiptarja.com