BRUKSEL - “Të bashkuar me Luginën e Preshevës” . Nën këtë moto kanë protestuar në Bruksel në sheshin përballë Parlamentit Europian shqiptarët që jetojnë në Belgjikë, por edhe nga vende të tjera përreth.
Protestuesit mbanin në duar flamujt kombëtarë, amerikanë dhe evropianë dhe parulla kundër diskriminimit serb në tri komunat shqiptare në jug të Serbisë. Në parullat dhe brohoritjet e protestuesve dominonin ato për kthimin e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, i cili u hoq nga forcat serbe më 20 janar.
Protestuesit kanë dënuar edhe aktin e dëmtimit të varrezave shqiptare në fshatin Oslarë të Bujanocit. Ata kërkuan heqjen e përmendores së xhandarmërisë serbe në afërsi të fshatit Dobrosin, e cila paraqet provokim për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Organizatorët kanë përgatitur një raport ku dënohet politika diskriminuese serbe në Luginën Preshevës, i cili do t’iu dërgohet të hënën zyrtarëve të lartë të BE-së në Bruksel. Protesta është zhvilluar e qetë dhe përfunduar pa incidente.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com