Shqiptarët 'dorëzojnë' makinat e vjetra, ndikuan automjetet e shumta të ardhura nga Koreja e Jugut

Shqiptarët 'dorëzojnë' makinat e vjetra, ndikuan automjetet e shumta të ardhura nga Koreja e Jugut

Foto ilustruese

Shqiptarët gjithnjë e më shumë po heqin makinat e vjetra. Sipas të dhënave nga DPSHTRR, gjatë vitit 2024 janë çregjistruar rreth 8,000 automjete, të cilat kanë një moshë mesatare prej 22 vjetësh, duke shënuar një rritje të konsiderueshme prej 38% krahasuar me vitin 2023.

Faktor kyç që ka ndikuar në këtë rritje është importi i automjeteve të ardhura nga Koreja e Jugut, që ofrohen me çmime të ulëta.

Gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2024, importi nga Koreja e Jugut ka kaluar edhe tregjet e tjera tradicionale nga ku shqiptarët merrnin automjete.

Përkatësisht, 17,400 automjete të ardhura nga ky vend u regjistruan në Shqipëri gjatë 11 muajve të parë të vitit të kaluar, duke kontribuar në rritjen e numrit të njësive të përdorura, por gjithashtu në përmirësimin e flotës në qarkullim.

Nga ana tjetër, shërbimi i Kontrollit Teknik ka regjistruar një rritje prej 8.2% të automjeteve që iu nënshtruan testimeve për vitin 2024.

Nga 428,000 automjete të testuara, vetëm 69% e tyre kaluan me sukses dhe morën dritën jeshile për të vazhduar qarkullimin normal. Pjesa tjetër, që nuk kaluan testin, ngelën për shkak të mangësive teknike të identifikuara gjatë kontrollit.

Arsyet më të zakonshme ishin problemet me sistemet e shkarkimit të gazrave, drejtimit dhe frenimit. Kjo tregon për një nevojë të vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë së mjeteve në qarkullim, duke kontribuar në rritjen e sigurisë dhe mjedisit të pastër./SCAN

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit

Katerina Marku: PKEK mes ambicies, balancës dhe ndërgjegjësimit