Ervin Salianji, foltore në Berat

Ervin Salianji thotë se shqiptarët e kanë humbur besimin te qeveria e Edi Ramës. Në Berat, Salianji u shpreh se Rama kërkon të bëjë ndryshime ligjore për të pasur garanci që të mos preket nga SPAK.

“Shqiptarët e kanë humbur besimin. Çfarë garancish jep kjo qeveri, si do rriten familjet me këto shërbime mizerabël? Çfarë lehtësie i ka ofruar Edi Rama shqiptarëve në 13 vite? Qeveria këtë punë ka, të ofrojë shërbime. Ka sjellë vetëm rëndesë, mashtrim dhe degjenerim I keni parë ministrat dhe fuksionarët e PS që ngjajnë si sheikë, këtu do t’i rrisin qytetarët shqiptarë fëmijë e tyre, në këto kushte? I keni parë si bien rrugët e reja të ndërtuara me miliona euro, kanë vjedhur edhe hekurin këta të babëzitur. I keni parë si shtrëngojnë adminisrratën për bukën e gojës? Shkurt, kjo nuk është qeveri që përfaqësn interesat e qytetarëve shqiptarë,e trajton shtetin si plaçkë, një qeveri që ka dëbuar shqiptarët. Këto ditë, Edi Rama ka propozuar ndryshime në ligj, ndryshon ligjin për t'i garantuar vetes së vet, garanci që mos të preket nga SPAK", theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Foltorja ndalet në Berat/ Salianji i kërkon dorëheqjen Berishës: Kryetari që humb zgjedhjet, largohet nga drejtimi i PD! Të gjitha proceset brenda partisë po pilotohen