Radhë të gjata kilometrike që në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Morinës në Kukës. Mijëra shqiptarë nga Kosova me automjetet e tyre po i drejtohen bregdetit shqiptar. Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar e me 8 sportele, por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike.
Radha e gjatë është edhe në segmentin Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve.
Vetëm gjatë muajit korrik janë përpunuar në hyrje-dalje në Pikën e Kontrollit Kufitar Morinë rreth 1.2 milionë shtetas te Kosovës e vende të tjera të rajonit dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020. Kujtojmë se java e pare e gushtit ka shuënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të shtetaseve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.