Numri i emigrantëve shqiptarë të paligjshëm, pëson rritje në Kaliforni të SHBA. Kur jemi mësuar të flitet shpesh për raste të tilla në shtetet fqinje, kësaj herë lajmet vijnë nga larg dhe arsyet janë nga më të ndryshmet.

Mijëra raste të emigracionit të jashtëligjshëm janë paraqitur çdo vit në luginën e Rio Grande në San Diego të Kalifornisë. Shumica janë nga Meksika dhe Amerika Qendrore por ka edhe të tjerë nga vende si Kina dhe India. Por agjencia ndërkombëtare që merret me çështjet e emigracionit të jashtëligjshëm ka bërë të ditur se një grup i fundit i emigrantëve të paligjshëm po vijnë nga Shqipëria.

Në bazë të statistikave zyrtare të bërë publike nga doganat e SHBA dhe Mbrojtjes Kufitare numri i emigrantëve të jashtëligjshëm të ndaluar nga Shqipëria ka ardhur në rritje. Kështu në 2008 janë arrestuar 15 emigrantë shqiptarë në 2009, 20-të në 2010, 21-dhe në 2011 38-të shqiptarë që kanë emigruar në mënyrë të jashtëligjshme.

2012 sipas të dhënave të agjencisë ndërkombëtare që merret me çështjet e emigracionit të jashtëligjshëm flet për një numër akoma edhe më të madh emigrantësh shqiptarë të cilët tentojnë në mënyrë të jashtëligjshme të emigrojnë në këtë zonë të Kalifornisë. Vetëm javën e fundit patrulla e policisë kufitare arrestoi nëntë shqiptarët në zonën Brownsville.

Sipas zyrës së emigracionit, shqiptarët shprehen se po largohen nga "dhuna në malet e Ballkanit" por dhe për të kërkuar për punë. Ndërsa sipas të dhënave të gjykatave që kanë trajtuar çështjet e emigrantëve shqiptarë thuhet se shumë prej tyre ikin nga vendi ku jetojnë për shkak të papunësinë së lartë, kriminalitetit, gjakmarrjes dhe korrupsionit. Emigrantët pasi mbahen për një periudhë kohore në qendrat e paraburgimit riatdhesohen.

(Gre.M/Shqiptarja.com)