Pika e kalimit kufitar të Kapshticës po përballet me një fluks të shtuar udhëtarësh gjatë këtyre ditëve, si pasojë e lëvizjeve masive për festat e fundvitit.
Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4931 shtetas në hyrje dhe 2701 shtetas në dalje.
Për të përballuar këtë fluks sidomos në hyrje autoritetet tona, po punojnë me sportele maksimale duke i alternuar në varësi të situatës.
Kujtojmë se gjatë 1 jave nga kjo pikë kalimi kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 50 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.