KORÇË- Në 24 orët e fundit një numër i konsiderueshëm personash kanë kaluar nga Greqia përmes kufirit të Kapshticës në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit. Report Tv mëson se për datën 26 dhjetor në Shqipëri kanë hyrë 406 persona dhe 108 mjete.

Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 2481 shtetas dhe kanë dalë 2228 persona.

Personat që hyjnë nga kjo pikë e kalimit kufitar lejohen të kalojnë kufirin si këmbësorë ndërkohë që po të njëjtat burime konfirmojnë që numri i hyrjeve pritet të rritet për shkak të festave të fundvitit.

Aktualisht kjo pikë po punon me 2 sportele dhe në 1 ditë lejohet kalimi i 700 personave.

Vendimi për kalimin e kufizuar nga kjo pikë kufitare do të qëndrojë në fuqi deri më 7 janar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
Fluks makinash në pikën kufitare të Qafë-Thanës

Në prag të festave të fundvitit është shtuar fluksi i qytetarëve që vijnë në Shqipëri për të kaluar këtë periudhë me familjet, por është rritur dhe numri i atyre që largohen nga vendi.

Mëngjesin e sotëm, në pikën kufitare të Qafë-Thanës janë krijuar rradhë të gjata makinash duke krijuar trafik të rënduar.

Mësohet se në Qafë-Thanë kanë hyrë 2481 shtetas dhe kanë dalë 2228 persona.