Shqiptarët mbyllur në shtëpi 'dyndin' me pyetje policinë, Rrugorja vë në dispozicion dy numra shtesë

Shqiptarët mbyllur në shtëpi 'dyndin' me pyetje policinë, Rrugorja vë në dispozicion dy numra shtesë

TIRANË - Me marrjen e masave kufizuese të qarkullimit të automjeteve private, në policinë e shtetit në numrin unik 112 kanë mbërritur një numër i lartë telefonatash nga qytetarët që kërkojnë të marrin informacion, apo konfirmin për të lëvizur. Duke marrë në konsideratë fluksin e madh të kërkesave të adresuara nëpërmjet email-it zyrtar të Policisë Rrugore apo telefonatat e pafundme në numrin e emergjencës, policia njofton se nga ora 22:00 e 13 marsit, deri në përfundim të situatës emergjente, Policia Rrugore do vendosë dy numra shtesë 24/24, në dispozicion të qytetarëve. Ata janë 069 41 22 223 dhe 069 41 22 224.

"Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që në këto numra të telefonojnë vetëm ata që kanë emergjencë dhe problematikë që kërkon zgjidhje dhe jo të bllokojnë linjat duke telefonuar thjesht për informacion. 

Edhe njëherë Policia e Shtetit gjen rastin të apelojë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë në vijimësi çdo masë aktuale dhe masat shtesë që merren në varësi të zhvillimit të situatës, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19", thuhet në një njoftim të policisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
'Mbyllen në shtëpi', shqiptarët 'thyejnë' rekord duke telefonuar në polici, apeli i uniformave blu: Lërini mundësi kujt ka nevojë për ndihmë!

TIRANË - Një fluks i pazakontë telefonatash ka qenë ditën e sotme në numrin unik 112 të policisë së shtetit, marrë shkas nga situata e bllokimit të qarkullimit të automjeteve ditën e sotme dhe deri të dielën në mesnatë. Policia e Shtetit apelon që qytetarët të mos bëjnë telefonata të panevojshme në kët ënumër, në mënyrë që të mos krijohen vonesa për ata që vetë kanë emerjgenca. 

Pyetjet më të shumta kanë qenë lidhur me faktin që nuk mund të lëvizin me makinë duke kërkuar të gjejnë se me cfarë arsyetimi mund të dalin, apo edhe nëse mund të lëvizin apo jo në këmbë.

Njoftimi

Policia e Shtetit në 24 orët e fundit ka pritur një fluks të pazakontë telefonatash në numrin unik 112, duke iu ofruar ndihmë mijëra qytetarëve.

Në shumë momente kohore, sidomos sot, ka patur raportime për pamundësi të arritjes së numrit unik 112.

Duke kërkuar mirëkuptimin e çdo qytetari dhe ndihmën e tij, apelojmë të racionohen thirrjet telefonike drejt 112, duke u lënë mundësinë të marrin shërbim atyre që kanë më tepër nevojë për ndihmë. 

Kjo nuk është koha që për çdo pyetje informuese të telefonohet 112, të tilla si pamundësia e lëvizjes me mjet, me këmbë etj. 

112 nuk është Salla Emergjente për sqarim pyetjesh, por për marrje denoncimesh apo shqetësimesh. Kjo merr një tjetër rëndësi specifike në këto momente. 

Kufizimi dhe ndalimi i qarkullimit është një sakrificë që i ndihmon parandalimit të përhapjes së COVID-19 dhe kapërcimit sa më lehtë e shpejtë të kësaj situate. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat