Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, do të paraqesë të mërkurën 16 maj në ora 12:30 në Mynih së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm Reinhard Röttle dhe kreun e Dezernats drogës në BLKA, Kriminaldirektor Jörg Beyser, detaje të hetimit për 1.8 ton kokaine qe u sekuestrua. Zyrtarisht mësohet se dymbëdhjetë anëtarët e bandës me veprimtari ndërkombëtare kryesisht me origjinë nga Shqipëria dhe pjesërisht rezident në Gjermani u arrestuan në sajë të bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet policisë dhe prokurorëve.
Droga është kontrabanduar në kuti banane në Gjermani. Hetimi çon në përfundimin se droga në total prej rreth 1.8 ton kokainë arrin 400 milionë eurosh në treg. Gjatë hetimeve, kokainë u konfiskua gjithashtu edhe në Nordrhein-Ëestfalen dhe në Hamburg, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, landi ku u arrestua edhe Arbër Çekaj, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.
Të arrestuarit kanë lidhje me një seri gjetjesh kokaine në supermarketet bavareze në shtator të vitit 2017, kur pako kokaine me mbi 180 kg në total u zbuluan në 10 markete të ndryshme. Pikërisht këtu nisi hetimi për bandën. Pak muaj më parë ishin kontrolluar edhe dy magazina, por nuk ishte gjetur asgjë, ndërsa ditën e djeshme u godit banda pas hetimeve të gjata.
Këtu ka kënduar bilbil ( A. Qekaj ) për bananet që jan duke arritur në Fjermani! Tani sigurisht se ai bashkpunon me organet gjermane për të mos u ekstraduar në Shqipëri ....!!!
Përgjigju