Shqiptarët në Mynih janë mbledhur në sheshe publike, duke iu bashkuar protestave që po mbahen në Shqipëri, me thirrje për largimin e klasës aktuale politike dhe ndryshime në qeverisje.

Gjatë tubimit në diasporë janë dëgjuar këngë dhe slogane në mbështetje të protestës, mes tyre edhe “Nuk ka si ty o Shqipëria ime!”, e kënduar njëzëri.

“Rama jepe dorëheqjen”, po ashtu është dëgjuar të thërrasin njëzëri të gjithë shqiptarët e pranishëm, një thirrje që tashmë është kthyer në refrenin e çdo proteste.


Lajmi kryesor:

Qytetarët prej 15 ditësh në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Për herë të parë tensione dhe përplasje fizike, të rinj të maskuar në turmë