FUSHE-KRUJE - Hetimet për pengmarrjen e biznesmenit italian Andrea Calevo janë shtrirë dhe në Shqipëri.
Dy nga shqiptarët e ndaluar për këtë krim, Simon Halilaj dhe Fabian Vila së bashku me Emiljano Shotën, i shpallur në kërkim ndërkombëtar si kreu i organizatës së pengamrrjes, janë nga fshati Bilaj i Fushë-Krujës, të afërm me njëri-tjetrin. Policia dyshon se pasi ka lënë Italinë, Shota të fshihet në fshatin e tij të lindjes në Bilaj të Fushë-Krujës. Ndërkaq, bashkëpunëtori i katërt shqiptar në këtë pengmarrje ende nuk është i identifikuar.
Është pikërisht nga 4 djemtë e këtij fshati, ku nis një histori spektakolare pengmarrjeje në shtetin fqinj, Itali.
Simon Halilaj është bërë bashkëpunëtor i policisë italiane duke rrëfyer gjithë ngjarjen. Biznesmeni italian 31-vjeçar, Andrea Calevo u mbajt peng për 15 ditë dhe u kërcënua të paguante 8 milionë euro nëse do të donte të ishte i lirë. Familja e tij nguroi, mamasë iu dërgua letër nga Calevo nën mbikqyrjen e shqiptarëve mes së cilës ai shkruante se ishte mirë se dhe e ëma duhet të paguante pa thënë asgjë në shtyp apo polic. Banda e pengmarrësve mendoi edhe ta shiste për 4 milionë euro biznesmenin italian në një bandë tjetër më të specializuar.
Ndërsa Emiljano Shota është shpallur në kërkim si kreu i organizatës pengmarrëse, 2 muaj më parë vëllai i tij 22-vjeçar Bledar Shota është arrestuar nga policia italiane pasi në automjetin që Bledari udhëtonte së bashku me kushëririn e tij Gentjan Shota, nga kontrolli policor ju gjetën 170 gramë kokainë.
VIDEO/ A1Report NE FSHATIN BILAJ TE FUSHE-KRUJES
/Shqiptarja.com