Shqiptarët që jetojnë jashtë duhet ta ‘blejnë’ demokracinë e tyre!

Shqiptarët që jetojnë jashtë duhet ta ‘blejnë’ demokracinë e tyre!

Foto ilustruese

Edhe pse nuk kam pasur fatin apo mundësinë të jem faktor i drejtpërdrejtë në linjën institucionale apo politike për të mbrojtur interesat e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, kjo nuk më ka penguar që si individë të mos resht prej shumë vitesh duke e ngritur zërin përmes analizave, shkrimeve, në Kuvendet e PD (ndoshta i pari dhe i vetmi) si dhe me intervistave kam insistuar që të mos përdoret termi “Vota e Diasporës” dhe më në fund nuk do të jetë ky term, sepse kjo siç e kam argumentuar e largon impenjimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe nuk përfshin te gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë, qoftë edhe për arsye shëndetësore, profesionale apo ato të pjesës të “trupës diplomatike”.

Ndjehem mirë që kam dhënë kontribut përmes opinionit publik sado pak në këtë drejtim edhe pse ne që jetojmë jashtë, përtej vullnetit apo insistimit tonë, vazhdojmë të mbahemi padrejtësisht larg sferës së vendimmarrjes apo të mundësisë për të bërë karrierë me meritokraci në forumet drejtuese të partive politike. Pra, nëse do të përdorej termi “Diasporë” do të ishte një tentativë për të larguar impenjimin apo dëshirën e shqiptarëve që jetojnë jashtë për tu bërë përfaqësues apo pjesë e vendimmarrjes në Atdhe.  Një problematike tjetër e rëndësishme që do të haset si një pengesë serioze në të drejtën e ushtrimit të votës për shqiptaret që jetojnë jashtë është fakti se kush do të votoje do të duhet të paguaje vetë tarifën e votimi që nënkupton edhe shërbimin e postës.

Kjo jo vetëm është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse i ndanë qytetarët shqiptarë padrejtësisht na dy kategori, A dhe B dhe këto të fundit vetëm për faktin se nuk jetojnë në Shqipëri do paguajnë për demokracinë e tyre. Në fakt, kjo është e padrejtë, sepse KQZ ka fond nga buxheti i Shtetit për zgjedhjet dhe duhet të përfshihej edhe tarifa e rimbursimit të shërbimit të postes për ata që jetojnë jashtë, por edhe për faktin se edhe subjektet politike kanë buxhetin e akorduar nga buxheti shtetëror për zgjedhjet.

Pra, të gjithë i kanë të paguara dhe vetëm shqiptarët që jetojnë jashtë duhet ta blejnë me para demokracinë e tyre ose ushtrimin e të drejtës së votës. Pagesa e tarifës së postës nga vetë votuesi aty ku jetojnë do të dekurajojë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 26/07/2024 17:12

    Po të ishte falas përsëri nuk do votojnë se nuk kanë për kë të votojnë, të gjithë një janë, të kapur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës