Zbardhen detaje të reja për sasinë rekord të katër tonëve kanabis që u sekuestruan në Itali në një Jaht të drejtuar nga tre shqiptarë.
 
Sipas të dhënave të sjella nga polica italiane shqiptarët e arrestuar janë, dy nga Tirana dhe një nga Durrësi.
 
Shqiptarët e arrestuar janë 38, 40 dhe 51 vjeç. Përsa i përket drogës dyshohet se është nisur nga Mali i Zi në drejtim të Italisë.
 
Tashmë po punohet për të sqaruar nëse kanabisi ka origjinë shqiptare, pasi mund të jetë trafikuar nga Shkodra për në Mal të Zi.
 
Droga është sekuestruar në afërsi të Manfredonias në Foggia ndërsa mjeti luksoz lundronte në det me flamur amerikan.
 
Sipas policisë shqiptare nuk ka të dhëna që lidhin drogën me territorin shqiptar por hetimet po kryhen intensivisht për të pare se cili është aktiviteti i tre të arrestuarve.