Shqiptarët sfidojnë grekët, të
gjithë bëjnë Shqiponjën/FOTO

Simboli shqiptar, shqiponja dykrenare vazhdon të trondisë Greqinë.
 
Mediat greke kanë publikuar një tjetër foto të shqiptarëve në ushtri duke bërë shqiponjën me duar.
 
Fotoja është publikuar nga mediat greke, “Newsit.gr” por nuk dihet ku dhe kur është realizuar.
 
Kjo është fotoja e dytë pas asaj të 7 rekrutëve të pak ditëve më parë, duke acaruar akoma më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve, teksa pritet një tjetër reagim i ashpër i Ministrisë së Mbrojtjes greke.
 
Ministri Kamenos pak ditë më parë kërkoi ndëshkim maksimal për 7 rekrutët shqiptarë që bënë shqiponjën, ndërsa nuk munguan edhe reagimet nga Tirana.

ushtar greqi
Fotoja e publikuar nga mediat greke e shqiptarit në ushtrinë greke që bën shqiponjën me duar


Por përkundër këtij realiteti grek, vjen kjo fotografi e karabinierëve italiane që bëjnë simbolin e shqipnjës shqiptare dhe askush në Itali nuk është tronditur. Mes italianëve është Hajri Kaçi nga Lura i qarkut të Dibrës, i cili prej vitesh jeton në Torino të Italisë. Fotografinë e publikon po ai në rrjete sociale.
simboli i shqiponjes
(Karabinieret bejne shqiponjen)

ushtaret simboli
(Ushtaret shqiptare qe sherbejne ne Greqi bejne simbolin e shqiponjes)

E ndërkohë, paralel nga Greqia, shqiptarë në Zvicër bëjnë këtë foto.

simboli

Ndërsa me 4 Janar, ushtarët shqiptarë në Greqi kanë realizuar këtë fotografi.
ushtaret simboli
(Ushtarake shqiptare ne Greqi)

d.b/dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)