Shqiptarët shpëtojnë me varkën e tyre grekët e përmbytur! Dy emigrantë në Larisa u vijnë në ndihmë 800 banorëve

Shqiptarët shpëtojnë me varkën e tyre grekët e përmbytur! Dy emigrantë në Larisa u vijnë në ndihmë 800 banorëve

Dy shqiptarët duke ndihmuar të përmbyturit

Marsel Rabeli djali i i Pjetër Rabelit nga Mirdita dhe dhëndri i tij Kreshnik Shyti nga Kukësi janë bërë heronjtë e qytetit të Larisës pasi me varkën e tyre për më shumë se dy ditë e gjysëm kanë transportuar nga njëra pjesë e qytetit që po përmbytej në anën tjetër më shumë se 800 banorë që ndodheshin në rrezik në shtëpitë e tyre.

Në një komunikim telefonik për Top Channel, Marseli që ka 22 vjet në Greqi prej moshës 7 vjeç, ka treguar se duke pasur eksperiencë nga shërbimi ushtarak në përdorimin e gomones ka bërë të mundur bashkë më Kreshnikun të ndihmonin bashkëqytetarët e tyre.

Në ditën e 6 të të përmbytjeve që shkaktoi stuhia Daniel në Greqinë qëndrore numri i viktimave ka shkuar në 15. 

Numri i viktimave nga përmbytjet në Greqi ka shkuar në 15.Trupi i 15-të u gjet nga roja bregdetare në Gjirin Pagasitikos dhe i përket një 42-vjeçari. Sipas mediave greke, atë e mori rrjedha e përroit mëngjesin e së martës kur ra shiu i dendur dhe u zhduk para syve të djalit 17 vjeçar, i cili arriti të shpëtojë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë