Shqiptarët, të parët në Greqi për marrjen e shtetësisë greke

Shqiptarët, të parët në Greqi për marrjen e shtetësisë greke

Emigrantët shqiptarë në Greqi përbëjnë numrin më të lartë të të huajve që kanë marrë shtetësinë greke gjatë vitit 2017. Të dhënat e publikuara së fundi nga Agjensia Europiane e Statistikave, EUROSTAT dhe që pasqyrohen gjerësisht në mediat greke tregojnë se 86,8 për qind e rreth 34,305 personave që morën shtetësinë greke në vitin 2017 ishin qytetarë shqiptarë, 1,3 për qind ukrainas dhe 1,1 për qind nga Moldavia.

Sipas të dhënave europiane lëshimi i shtetësisë në vitin 2017 ishte në Greqi 3 për qind më lartë se në vitin 2016. Në qershor të vitit 2015, Greqia votoi me konsenus të gjerë ndërpartiak ligjin për dhënien e nënshtetësisë fëmijve që lindin e rriten në Greqi. Sipas të dhënave greke nga viti 2016, që filloi zbatimi i legjislacionit deri më sot, 66 mijë të rinj e të reja kanë marrë nënshtetësinë greke.

Analistët vlerësojnë se një pjesë jo e vogël e emigrantëve shqiptarë që qëndrojnë prej vitesh në Greqi kanë synuar marrjen e shtetësisë greke për t`u bërë qytetar i një vendi të Bashkimit Evropian. Kështu, pas krizës ekonomike që mbërtheu Greqinë, ata e kanë pasur më të lehtë të emigronin drejt Britanisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Në këto vende emigrantët shqiptarë janë pajisur lehtësisht me leje pune dhe kanë arritur të përfitojnë nga tarifat e shkollimit për fëmijët që për shtetasit europianë janë shumë më të ulta në vendet e BE-së në krahasim me ato për shtetasit nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Eurostat në vitin 2017, më shumë se 825,000 persona fituan shtetësinë e një shteti anëtar të Bashkimit Evropian, krahasuar me 995,000 në vitin 2016 dhe 841,000 në vitin 2015. Nga numri i përgjithshëm rreth 17 për qind ishin shtetas të një vendi anëtar të BE-së, dhe shumica ishin shtetas të vendeve jo-anëtare të BE-së ose personat pa shtetësi. Qytetarët shqiptarë në vitin 2017 u renditeë të dytët me 58,900 persona, 97 për qind e të cilëve e kanë fituar shtetësinë në Greqi ose Itali ndërsa grupi më i madh për marrjen e shtetësisë e një vendi anëtar të BE-së, ishin shtetasit e Marokut (67, 900 persona, nga të cilët 83 për qind e kanë fituar shtetësinë në Itali, Spanjë apo Francë). /VOA

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 11/03/2019 10:40

    Po përse mor, përse e duan? Dhe shtetësi të marin, perseri te shkelur me këmbë do jenë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja