Tre shqiptarë janë arrestuar për trafik kokaine nga Belgjika në Itali. Ata janë Julian Tare, Bledar Shtembari dhe Renato Hasa, së bashku me 9 persona të tjerë.

Banda shqiptare me të cilën bashkëpunonin edhe italianë dhe persona të kombësive të tjera transportonin kokainë që nga 2016.

Droga pasi transportohej nga Brukseli  në Fiumicino (Romë) e fshehur nga korrierët, shpërndahej nëpër shtëpi, apo klubet e natës në qytete të ndryshme të Italisë.