Edhe pse duket se lufta ekonomike me pandeminë po fitohet, pasiguria vijon të jetë prezente, pasi qytetarët vazhdojnë të kursejnë. Banka e Shqipërisë raporton për rritje të depozitave me më shumë se 6.9 miliardë lekë në muajin maj krahasuar me muajin prill.
Në total në fund të majit depozitat arrinin në 1,134 trilionë lekë (9,269 miliardë euro), nga 1,127 trilionë lekë në muajin prill. Kursimet kanë arritur në nivel rekord që prej vitit 2006, dhe depozitat janë rritur më shumë gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë krahasuar me majin e vitit të kaluar, stoku i depozitave është rritur me 80.804 miliardë lekë (659,9 milionë euro). Praktikisht nga maji i vitit të kaluar në çdo ditë janë depozituar 221.3 milionë lekë.
Tendenca për të kursyer nisi në fillim të pandemisë në vitin e kaluar për shkak të pasigurisë së lartë që shkaktoi pandemia, dhe të frikësuar për të ardhmen qytetarët vendosën të kursenin duke mbyllur paratë nëpër banka.
Sipas ekspertëve të fushës kjo ishte një situatë e pritshme e përhapur thuajse në të gjithë Evropën, por që për ekonominë nuk është pozitive për shkak se mungesa e konsumit frenon investimet dhe rimëkëmbjen ekonomike.
Shkak tjetër që tregojnë ekspertët për këtë tendencë për të rritur kursimet ka të bëjë edhe me mundësitë e investimeve. Duke qenë se pandemia goditi një sërë sektorësh bëri deri diku të pamundur planifikimin e investimeve, dhe qytetarët investimin më të sigurt shikojnë mbylljen e parave në banka edhe pse normat e interesit janë tepër të ulëta.
I.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1511
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër
25 Dhjetor, 14:12
-
Rritet lehtë edhe inflacioni bazë, në nëntor arriti në 2.34%
24 Dhjetor, 14:28
-
Transfertat në SEPA, data më e afërt për bankat shqiptare është 5 tetori 2025
20 Dhjetor, 10:58
-
BSH mbyll 2024 me normën bazë interesi 2.75%! Sejko: Kemi blerë euro për të stabilizuar kursin e këmbimit! Ka rritje punësimi
18 Dhjetor, 16:42
-
BSH, 3 çmimet për diplomat më të mira ekonomike! Sejko: Rënia e inflacionit uli kostot për familjet e bizneset
16 Dhjetor, 17:28
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor, 20:29
-
Më shumë emigrantë dhe familje më në vështirësi në Shqipëri, në 9 muaj 772 mln € erdhën si remitanca
12 Dhjetor, 17:02
-
Shqipëria 1.1 mld € investime të huaja në 9 muaj, preferohen pasuritë e paluajtshme! 56 mln € më shumë krahasuar me 2023
12 Dhjetor, 16:02
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor, 16:07
-
FMN apel Bankës Qendrore: Kujdes me kreditimin e pasurive të paluajtshme! Eksperti: Krizat më të mëdha nisin nga ‘flluskat’ në këtë sektor
7 Dhjetor, 16:19
-
Miliona euro përfitime nga anëtarësimi në SEPA, Sejko thirrje bankave: Plotësoni kushtet që të bëheni pjesë e sistemit evropian, investoni në inovacion
5 Dhjetor, 14:22
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor, 17:25