Në dhjetor 2025, është mbledhur bordi drejtues i EURCOLD, grupi i komiteteve europiane të digave brenda ICOLD (Komisioni ndërkombëtar i Digave të Mëdha ).
Ky grup përfshin 26 komitete europiane të digave duke përbërë edhe grupin më të madh në ICOLD.
Në Europë ka më se 35 000 diga nga të cilat 8000 jane diga të mëdha me lartësi mbi 15 m dhe volum të ujit në rezervuar me se 1 milion m3
Ne këtë takim pasi u diskutuan çështje në lidhje me aktivitetet gjatë vitit 2025 dhe programin e punës për vitet 2026-2028 si dhe përditësimin e statutit të EURCOLD, u zhvillua procesi i zgjedhjes së Presidentit te EURCOLD për periudhën 2026 - 2028.
Në fund të këtij procesi, me votën unanime të përfaqësuesve të 19 Komiteteve Kombëtare europiane të digave u zgjodh si President i kësaj organizatë, Arjan Jovani, ish kryetar i Komitetit Kombëtar të Digave të medha ne Shqipëri ne periudhën 2020-2025
Komente
