Kur të gjithë të rinjtë synojnë të largohen nga vendi, Shkëlqim Muhaj braktis Mbretërinë e Bashkuar dhe rikthehet në vendlindjen e tij, Këlcyrën, për të hapur një biznes prodhues. Një trashëgimi e lënë nga të parët, i riu ka ringjallur traditën familjare të prodhimit të djathit dhe nënprodukteve të tjera të qumështit.

Duhesh kthyer dhe duhesh punuar në vendin tënd për të garantuar dhe për të dalë në një produkt cilësor të djathërave, duke parë dhe djathërat që nuk kanë qenë bio. Jemi munduar të punojmë, siç e ka zakon edhe tradita e Këlcyrës. Jemi përpjekur të punojmë familjarisht.

Shqiptari Shkëlzim Muhaj

Biznesi i të riut është familjar, pasi në të janë të punësuar njerëzit e tij më të afërt. Sipas tij, ky është edhe çelësi i suksesit, pasi puna bëhet me merak dhe vë theksin se konkurrenca është e madhe sidomos në jug, por kushtet në të cilat përpunohet qumështi janë të pa përshtashme, duke bërë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërhyjnë për të ndalur këto raste, pasi mund të sjellin pasoja të rënda te konsumatorët.

Shteti akoma nuk po kontrollon cilësinë e ilaçeve, të cilët blegtoria i merr gjatë vaksinimit. Shteti duhet të kërkojë një cilësi, ku vaksinat të bëhen në kohën e duhur jo gjatë shitjes së qumështit, sepse ka efektet anësore edhe djathi.

Shqiptari Shkëlqim Muhaj

Ky është një prej rasteve që ndodh rrallë, kur një i pasionuar pas këtij zanati pothuajse në zhdukje, largohet nga perëndimi për në Shqipëri, ndërkohë që u bën thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë që të ndjekin shembullin e tij.