Shqiptari çon në gjyq Këshillin Bashkiak të qytetit Glasgow: Më larguan nga puna pa të drejtë duke më quajtur 'shqiptar' dhe 'mafioz'

Shqiptari çon në gjyq Këshillin Bashkiak të qytetit Glasgow: Më larguan nga puna pa të drejtë duke më quajtur 'shqiptar' dhe 'mafioz'

Edi Veizi

Një shqiptar në Britaninë e Madhe ka vendosur të çojë në gjyq ish-punëdhënësin e tij, duke pretenduar se e kanë larguar nga puna pa të drejtë dhe janë treguar racistë.

Baba i dy fëmijëve, 48-vjeçari Edi Veizi punonte si oficer për akomodimin dhe zhvillimin në Këshillin Bashkiak të qytetit Glasgow në Skoci.

Në gjykatë, Veizi, i cili ka nënshtetësi britanike, tha se do të kërkojë që të pastrojë emrin e tij, dhe akuzat që ish kolegët i bënë për vjedhjen e disa pajisjeve.

Ai paraqiti disa e-maile ku kolegët i referoheshin si “shqiptari” apo “njeriu i mafias” duke e akuzuar edhe se kishte vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake.

Megjithatë, në gjykatë nuk u paraqit asnjë provë, madje dhe nga verifikimi në banesën e tij, nuk rezultoi që Veizi të kishte ndonjë prej pajisjeve të vjedhura.

Avokatja e tij mbrojtëse paraqiti në Gjykatë një dokument që tregonte se elektroshtëpiaket ishin vjedhur nga një tjetër departament, e megjithëse Këshilli ishte në dijeni, nuk e publikoi këtë fakt për të fajësuar Veizin. 

Ai gjithashtu tha se ndaj tij kishte patur abuzim racor, duke e quajtur si “njeriu i mafias” për shkak se ishte mik me shqiptarin Sokol Sefaj.

Ky i fundit ishte i dashuri i britanikes Lynda Spence, e cila u torturua dhe u vra, ndërsa Sefaj vdiq pak kohë më pas për shkaqe natyrale.

Veizi e pranoi miqësinë me të, por tha se i ndjeri ishte një njeri normal, për sa kohë nuk ishte dënuar.

48-vjeçari shqiptar kishte punuar në Këshill nga viti 2001 deri në vitin 2019.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?