Dënohet shqiptari në Itali, tentoi të vriste rumunin se i hoqi shokun nga grupi i 'What’s up-it'

Dënohet shqiptari në Itali, tentoi të vriste rumunin se i hoqi shokun nga grupi i 'What’s up-it'

Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg nga gjykata e Luccas në Itali pas kërkesës së Prokurores Publike, Paola Rizzo. Shqiptari u përfshi në një sherr masiv mes shqiptarësh dhe rumunësh Altopascio të Italisë të ndodhur në 7 shkurt të 2016. Sipas mediave italiane emri i të dënuarit është Giordano Bogdani i cili mori pjesë në tentativën për të vrarë një djalë rumun.

Sherri në fjalë dhe tentativa për të vrarë rumunin sipas hetuesve erdhi për shkak se rumuni ka hequr nga një grup “What’s up” një shqiptar të quajtur Oltian Cepa. Ky i fundit kishte ofenduar një vajzë në këtë grup dhe si pasojë e kishte përjashtuar nga grupi.Pas kësaj, shqiptari është nxehur dhe i ka lënë një takim në Altopascio, më 7 shkurt, ora 18.30 minuta. Cepa, me vëllain e tij Landi dhe pesë të rinj të tjerë, mbërriti në takim me një kaçavidë dhe me thikë; pasi e identifikuan viktimën, të shoqëruar nga babai dhe kushëriri i tij. Si rrjedhojë, shqiptarët u arrestuan nga policia, ndërsa të dalë para gjykatës shumicës së grupit iu dha një dënim alternative, ndërkohë disa të tjerë u dënuan edhe me burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë