“Sot është rradha ime”, artisti shqiptar Ermal Meta njoftoi paraprakisht performancën e tij gjatë mbrëmjes së dytë të Sanremos, pa e ditur mbase se do të shkonte drejt finales.

34-vjeçari nga qyteti i Fierit konkuroi në kategorinë e të rinjve me këngën e shkruar prej tij “Odio le Favole”, duke u kualifikuar për në finale, ku do të zgjidhet fituesi i festivalit, që do të përfaqësojë më pas Italinë në Festivalin Europian të Këngës Eurovision.

Ermal Meta është shumë i njohur në muzikën italiane, përveçse ka shkruar këngë për shumë artistë të njohur, shqiptari i talentuar është konsideruar si një artist i freskët që sjell frymë të re në muzikën italiane, me ze me ngjyrime ekzotike, teknikë të perpunuar dhe elegance te lindur.

Linku për të shikuar interpretimin e Ermal Metës në Sanremo