GREQI- Një i burgosur shqiptar është gjetur i vetëvarur në paraburgimin e “Agiou Nikolaou”, në Kretë.
Pasi u pikas, shqiptari është dërguar menjëherë me ambulancë në spitalin e burgut por ka qënë tepër vonë për të.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihet asyeja se përse ai mund të jetë vetëvarur. Megjithatë nuk emiminohet mundësia që ai të jetë varur nga të paraburgosurit e tjerë.
Që prej vrasjes së ekstremistit grek në Bularat, disa shqiptarë janë gjetur të vrarë në burgjet greke në rrethana ende të paqarta. Disa javë më parë, një tjetër shqiptar humbi jetën në burgën e Triakalasë nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar. Ditën e djeshme u vra Albert Bako. (LEXO KËTU)