Shqiptari i akuzuar për trukim
në Suedi, bie në kurth: Ja skema

Shqiptari i akuzuar për trukim<br />në Suedi, bie në kurth: Ja skema
Kosovari Liridon Leci, i lindur në Prishtinë dhe pjesë e disa ekipeve në Shqipëri dhe në Suedi është përfshirë në një skandal përgjimesh për fiksimin e ndeshjeve të futbollit në Suedi. Leci në Shqipëri ka luajtur me Elbasanin, Flamurtarin, Besën, Vllazninë dhe Kastriotin. Ish-lojtari i Landskruna Bois Liridon gjatë takimit me reporterin e Uppdrag Granskning tregon se realizohen trukimet. “Unë mund të të jap ndonjë rezultat, por jo të shkosh kam informacion e po ia fus, a kupton?

Me mendje të q... Nëna themi në kosovarët”, thotë Liridon Leci. Rreth një vit më parë u hodhën dyshime për trukimin e ndeshjes Landskruna Bois - Falkenberg. Në këtë ndeshje Landskruna humbi ndaj Falkenberg me një rezultat 4-0, i dyshuar ishte Leci, i cili u pezullua menjëherë atëherë dhe tani tregon sa e vështirë është të fiksosh ndeshjet. “Me rrezik, shumë me rrezik. Unë i kam dy - tre shokë në të tjera ekipe dhe përsëri punoj me ata. Biles ua kam parë hajrin shumë.

Por aty është problem. Është bërë shume problem”, thotë Leci më tej. Kosovari vetë deklarohet i pafajshëm dhe kërcënon se do të hedhë në gjyq ekipin e Landskruna, pasi ky i fundit ka dëmtuar emrin dhe karrierën e tij sportive në mënyrë të padrejtë. Por gjatë takimit me gazetarin Uppdrag Granskning i cili i prezantohet si një biznesmen dhe që kërkon bashkëpunimin e tij për të trukuar ndeshje, Leci shpreh gatishmëri bashkëpunimi dhe tregon për bashkëpunëtorët e tij në ekipet suedeze. “Janë me ekipe të mëdha. Një në Superetta, dy në Allsvenska. Kam bërë punë me ata. Biles njeri sivjet ka berë punë, si na ka thënë ashtu dhe ka dalë”.

Ai sjell edhe një shembull konkret. “Allsvenska, vllai, jo Superettan. Imagjino për 20 minuta u bë 2-0, muhabeti ishte 3-0, në minutën e 20 doli 2-0”. Gjatë bisedës se filmuar me kamera të fshehtë Leci flet edhe për njërin nga bashkëpunëtorët e tij në ekipet suedez me të cilët rregullojnë ndeshjet. ”Ai që kam unë është turk, por i lindur dhe i rritur në Suedi. Me dobiç nuk ka. Në makinë e mban pistoletën dhe është lojtar me emër” thotë më tej Leci.

Pas kameras së fshehtë gazetari i Uppdrag Granskning i telefonoi Liridon Lecit për versionin zyrtar, por ai mohoi cdo gjë dhe i përkufizoi si një tallje. ”Jo, nuk qëndron. Mua më pyesin shumë veta dhe prandaj fola edhe me ty. Ti e di mirë që unë po tallesha atë ditë. Po, 100 % e dija qe ke ka kamera. Unë desha me e taku se e dija që je spiun i futur. Unë kam harruar në cilin ekip them se janë lojtarët që kam përmendur. Ju betohem me jetën time dhe të fëmijës tim, që unë kam harruar emrin. Unë nuk e di për cilën skuadër fola. Unë nuk jam kriminel. Unë e di veten që kurrë nuk kam berë dicka në Landskruna dhe kurrë nuk i kam berë ato për të cilat përflitem” përfundon Leci.

 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’