ATHINE- Një nga të arratisurit e burgut Trikalas në Greqi është arrestuar sot pasi grabiti një supermarket. Arrestimi i Ermal Litës u bë sot në lagjen "Peristeri" të Athinës.

Mediat greke shkruajnë se 34 vjeçari së bashku me një person tjetër kanë qenë duke grabitur supermarketin kur një punonjës ka shtypur butonin e alarmit duke njoftuar policinë. Disa dëshmitarë kanë thënë se grabitësit kanë qenë të armatosur.

Kru grabitësit janë larguar nga dyqani policia i ka ndjekur pas. Në këtë moment Lita ka hedhur dy granata dore të cilat fatmirësisht nuk kanë shpërthyer.

Dëshmitarët thanë se njërës granatë kishte arritur të tërheqë siguresën pothuajse gjysma. Pas arrestimit të Ermal Litës policia greke thotë se ka prangosur dhe shokun e tij në grabitje dhe ky i dyshuar se është arratisur nga burgu i Trikalas në mes të muajit mars.

Pas arratisjes gjatë një përleshje me armë me policinë greke mbeti e vrarë 25 vjeçarja greke, Katerina Zogali. Policia akuzoi Ermal Litën, Ilir Kupën, Klement Çalën dhe Marian Kolën për këtë vrasje. Ermal Lita konsiderohej si një njeri i rrezikshëm dhe policia kishte shpërndarë fotografitë e tij dhe 3 të arratisurve shqiptarë në të gjithë Athinën.

(sg/shqiptarja.com)