Shqiptari i ISIS sulm kamikaz 
në Irak, vdesin 36 ushtarë kurdë

Shqiptari i ISIS sulm kamikaz <br />në Irak, vdesin 36 ushtarë kurdë
IRAK - Një shqiptar nga Kosova ka kryer një sulm kamikaz në Irak duke lënë të vrarë 36 ushtarë kurdë.
 
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ku Bujar Avdia shqiptari nga Kosova pjesë e ISIS, ka hedhur veten në erë në veri të Irakut ku mbetën të vrarë 36 ushtarë kurd të PK-së.

Ndërkohë ka reaguar edhe ushtria irakene pasi 24 orë para sulmit kamikaz një tjetër sulm ajror u kishte marrë jetën 45 militantëve të ISIS.

Avdija ishte pjesë e grupit terrorist ISIS. Në një nga fotografitë e realizuara në “hapësirat e luftës”, në shoqërinë e tij shihet edhe Fitim Lladrovci, i cili është në burg në Kosovë.

Linku i lajmit per sulmin kamikaz nga Osservatoririo Italiano

Në korrik të vitit të kaluar Avidja kishte kërcënuar ish-kryetarin e Komunsë së Gjakovës, Pal Lekaj, me këputje koke.

Pal Lekaj u kërcënua pas një urimi që kishte bërë për festën e Bajramit në Facebook, ku Bujar Avdija komentoi duke shkruar:  “Pal Leka – Allahu ma mundsoft me ta kput kryt me durt e mia… inshaAllah”.

Redaksia Online
(s.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës