Pas problemeve me shëndetin vjen edhe një lajm i mirë për shqiptarin që drejton ekipin e Lacios në kampionatin italian të futbollit, Igli Tare.

Ish-sulmuesi kuqezi është u vlerësua gjatë ceremonisë së “Italian Sport Awards” të zhvilluar në Salerno me çmimin “Drejtori më i mirë Sportiv i Vitit”.

Vlerësimi për punën e shqiptarit vjen pas merkatos dhe mbajtjes së ekuilibrave brenda ekipit të Lacios që u shpërblye me finalen e Kupës së Italisë dhe vendin e tretë në kampion që i siguroi pjesëmarrjen në Champions League.


d.b/shqiptarja.com