Shqiptari i Maqedonisë: Jam i
lumtur që shënova ndaj Shqipërisë

Shqiptari i Maqedonisë: Jam i<br />lumtur që shënova ndaj Shqipërisë
Përballja Shqipëri-Maqedoni ishte edhe një sfide mes shqiptarësh, pasi në ekipin maqedonas luajnë 3 shqiptarë.

Goli i vetëm për Maqedoninë u shënua nga një futbollist me origjinë shqiptare.

Egzijan Alioski barazoi rezultatin pas një gafe të bërë nga mbrojtja shqiptare.
 
Në një intervistë për mediat, futbollisti me origjinë nga Shqipëria u shpreh se ishte i lumtur për golin që shënoi, megjithese ishte mbetur për rezultatin, pasi shpresonte në një fitore.
 
 “Jam shumë i lumtur për golin që shënova, por jo për rezultatin. Shqipëria pati një shans me goditje standarte dhe e shfrytëzoi. E dinim që ishin të fortë por tashmë nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne kishim shanse për të barazuar, por nuk ia dolëm. Komplimente edhe për Shqipërinë”, deklaroi Alioski.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron