Shqiptari i Zvicrës Shaqiri: Luajmë
për fitore, respekt për Shqipërinë

Shqiptari i Zvicrës Shaqiri: Luajmë<br />për fitore, respekt për Shqipërinë
Ylli i Zvicrës Xherdan Shaqiri një ditë para përplasjes së shumëpritur për të gjithë shqiptarët ka folur edhe për mediat shqiptare. Nga emocionet në hedhjen e shortit, te marrëdhëniet me futbollistët kuqezi dhe tek festa nëse i shënon Shqipërisë.

Përtej respektit për bashkëkombasit e tij 24-vjeçari kërkon fitoren ndaj formacionit të De Biasit. “Shorti ishte një kënaqësi por edhe stres prej familjes dhe shokëve. Unë jam i lumtur sepse do të takoj shokët e mi. Për krejt shqiptarët ishte e vecantë.

Familja nuk e dëshironte përplasjen me Shqipërinë, edhe media ka folur shumë, por ka edhe kënaqësi. Kam folur shpesh mes nesh me lojtarët e Shqipërisë. Loja do të jetë e rëndësishme të dy ekipet duam të fi tojmë ndaj do të jetë e vështirë edhe për ne.

Kam respekt për Shqipërinë sepse e dime nga e kemi vendlindjen. Europiani është i rëndësishëm dhe secili kur shënon guxon të festojë por respekti për Shqipërinë mbetet i njëjtë”, ka deklaruar Shaqiri për Supersport.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak