Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi është kapur me 50 kg drogë të llojit hashash. Sipas mediave në Greqi, shqiptari është kapur në zonën e Kilkis pranë Selanikut, teksa udhëtonte me makinën e tij ku kishte fshehur edhe sasinë e drogës.
Droga u seksuestrua nga ana e policisë, ndërsa shqiptari i arrestuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është dorëzuar në dhomat e paraburgimit ku më pas pritet të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Komento