TIRANË- Familja e një të riu shqiptar që ka ndërruar jetë në Spanjë është tronditur, pas ekspertizës së bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Report Tv mëson se atij i mungonte zemra, e për pasojë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Shit-blerjen e paligjshme të organeve njerëzore”.
E gjitha nisi pas dyshimeve të vetë familjarëve, pasi panë se në trupin e pajetë të djalit të tyre Saimir Sula, kishte një të çarë në pjesën e zemrës. Dyshimet u shtuan edhe më shumë, kur panë se në kartelën mjekësore të hapur nga spitali spanjoll nuk ishte specifikuar një asnjë rresht të saj se të riut 31 vjeç nga Tirana, i mungonte zemra.
Me mbërritjen e trupit në Tiranë, familja ka kërkuar ekzaminimin mjeko-ligjor të trupit, ku u konfirmuan dyshimet e familjarëve se Sulës i mungonte zemra. Ky rast është referuar në Prokurorinë e Tiranës në 27 maj të vitit 2020, teksa mësohet se u është kërkuar ndihmë edhe nga autoritete spanjolle. Report Tv mëson se këta të fundit, kanë sekuestruar kartelën mjekësore të Sulës dhe kanë vënë nën hetim 4 mjekë.
Të afërmit dyshojnë gjatë mjekimit në Barcelonë, 33-vjeçarit i është marrë zemra në rrethana dhe arsye ende të paqarta, çka ka bërë Prokurorinë e Tiranës të nisëhetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.
B.K./E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7722
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rafael Nadal tërhiqet zyrtarisht nga tenisi
20 Nëntor, 22:27
-
Në kërkim nga autoritet shqiptare, i riu vetëvritet në Spanjë! Mik i ngushtë i Cllevio Serbianos
20 Nëntor, 10:37
-
Gjirokastër/ Falsifikim dhe mashtrim, Prokuroria kërkon 6 vite burgim për ish-kreun e Kadastrës dhe nga 4 vite izolim për 2 bashkëpunëtorët e tij! Do përfitojnë gjykim të shkurtuar
19 Nëntor, 17:10
-
Pjesë e grupit që xhironte 10 mijë euro kokainë në ditë, 32-vjeçari shqiptar kapet në Spanjë dhe ekstradohet në Itali! E shpërndanin me makina luksoze të shpejta
18 Nëntor, 17:05
-
Të operosh zemrën pa 'by pass', dr. Aurel Toma sjell teknikën e re nga Vjena: Mund të realizohet në Shqipëri, Ministria të sigurojë materialet mjekësore
18 Nëntor, 14:23
-
Operacion kundër kriptovalutave në Tiranë e Shkodër! Firmosen 20 urdhër-arreste për pastrim parash, 6 janë pronarë 'këmbimi valutor'! 18 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohen 750 mijë € (EMRAT)
18 Nëntor, 10:00
-
Të paktën dhjetë të vdekur pas zjarrit në një shtëpi të pleqve në Spanjë
15 Nëntor, 12:30
-
Spanjë/ Rikthehen përmbytjet, Malaga më e rrezikuara! Mbyllen shkollat dhe evakuohen banorët
13 Nëntor, 22:31
-
VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol
10 Nëntor, 23:00
-
2024 pritet të jetë viti më i nxehtë në histori
10 Nëntor, 20:12
-
VIDEO/ Përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në Valencia të Spanjës
10 Nëntor, 16:47
-
Ndihmonte kriminelët të shkarkonin drogën nga Ekuadori, arrestohet shefi i Krimit Ekonomik në Spanjë! I gjenden 20 mln euro cash, 8 prej tyre i fshehu në mur (VIDEO)
10 Nëntor, 15:52
Për informacion, nuk e di se si bëhet në vende të ndryshme por në SHBA kur mer patentën apo kartën e identitetit (patenta e sigurtë), të pyesin nëse dëshiron të dhurosh organet dhe t'a vendosin bashkë me llojin e gjakut... Plus qe te vendosin emrin në listën e donatorëve... Por në këtë rast, nëse trupi ka ardhur i pa shoqëruar me dokumentet e duhura, zemrën e fatkeqit kushedi kush e ka marrë. Ndonjëherë shenjat e biaturise janë gjë e mire se kuptohet çfarë ka e bere doktorët
PërgjigjuLajmi shumë i vjetër, pse publikohet tani?!
PërgjigjuLajmi nuk eshte i qarte e nuk specifikohet shkaku i vdekjes e para kjo e dyta i ndjeri mund te kete vet neshkruar se dhuron organet pas vdekjes ose nje familjar i tij.E treta ishte me letra e siguracione te rregullta a jo?Ndaj duhet specifikuar shkaku i vdekjes ..qe ne lajm mungon.Pasi ne raste te vecanta zemra ne vdekje te tjera truri,zemra dhe melcia mbahen per ekspertize te metejshme nga organet hetimite dhe mjeko-ligjore ndaj duhet specifikuar shkaku i vdekjes.
PërgjigjuKeta prokuroret tane nuk gjejn dot Tiret me shoqe qe kan mbytyr dynjane ne cdo instuticion ,do gjejne fajtoret ne Spanje .Ikni ore karagjoze ,jeni mesuar me shantazhe se vetem ate dini te beni ,qenie te deformuara dhe te korruptuar .Vetem drejtesi nuk beni ju qe paguheni me rroga te majme nga ky popull i varfer .Harxhojini ketij cendi edhe ca dieta per deri ne Spanje hani dreka e darka me parat e korrupsionit Barcelones edhe futini nje pushim ceshtjes si gjithmone .
PërgjigjuKy akt kriminali i bere nga shndetesia Spanjolle duhet te vihet ne vemendjen e shtypit Boteror. Media Shqiptare duhet ta beje e para. Mediat e huaja na e kane nxhire faqen duke botuar gjera te pa verteta , ndersa ne nuk po goxojme te shperndajme dhe ti bejme te ditur opinionit boteror nje krim mosturoz te bere nga shendetesia Spanjolle.....Familjaret e viktimes mos tja lene ne duart te avokateve Ata edhe pse do jete e trishtueshme duhen te marin insiativen qe pjesa e trupit ku eshte nderhyre te postohet ne rrjetet sociale duke akuzuar shendetesine Spanjolle, ku do te kete mundesi ta shohi e gjithe Bota kete krim makaber.Ju te medias ndihmojeni kete familje qe ky krim te mari vemendjen edhe te mediave boterore.....
Përgjigjujashte shteti nese nuk je donator organeve te trupit tend automatikisht organet e tuaja kalojne nje njeriu tjetr me nevoje,prandaj nese ploteson listen e organeve per donator dhe nuk do qe organet e tuaja te dhurohen, ato nuk preken,prandaj shume vende e kane kete ligj,duhet ta shikoni mire
PërgjigjuShumë e rëndë për BEnë. Shumë vende kanë një sistem ku duhet të regjistrohesh që të dhurosh organet. Ka dhe shtete si Britania, ku së fundi (2 vitet e fundit) nënshtetasit e vet ose ato që janë të regjistruar në shëndetësinë kombëtare duhet të çregjistrohen nëse nuk duan të dhurojnë organet e tyre pas vdekjes. E theksoj, duhet të çregjistrohesh se përndryshe quhet sikur je dakord. vjedhje organesh!
Avi nese se ke emrin te formati i regjistruar je automatisht donator,prandaj hyj ne format plotesoji se nuk dua te jem donator,nuk preken organet,pyet mire se edhe anglia eshte ashtu,
E ke gabim eshte e kunderta. Ne Angli duhet te plotesosh forma qe te behesh donator te organeve ne rast vdekje te papeitur. Kjo qe thua ti, nuke e di se ku aplikohet