Margaret Brown, një ganeze me shtetësi britanike u martua me një shqiptar për letra dhe sapo ajo lindi fëmijën, ai e la. Sot sipas saj ish bashkëshorti shqiptar kërkon t'i marrë fëmijë dhe po përpiqet në mënyra të ndryshme që ta nxjerrë atë keq dhe t'u mbush mendjen autoriteteve këtu se ai është një prind më i përgjegjshëm.
Në një intervistë për STV Africa, Margaret tha se babai i vajzës u lidh me të për të siguruar qëndrimin e tij në Britani.
“Ai kishte një pasaportë azili dhe avokati i tij i tha se e vetmja mënyrë se si mund të bëhej rezident është të kishte një fëmijë me një shtetase britanike. Kështu që ai gjithmonë më bënte presion për të pasur një fëmijë me të. Unë e quaj vajzën time një "mrekulli" sepse isha në kontraceptivë, kështu që nuk e dija as që isha 5 muajshe shtatzënë", tha ajo.
Margaret shtoi më tej se menjëherë pasi ajo lindi, ai e përzuri nga shtëpia e tij dhe nuk kujdeset për fëmijën. Për më tepër, ai ka ka vënë njerëz që spiunojnë dhe monitorojnë çdo lëvizje të saj.
“Ligjet këtu thonë se babai mund të marrë kujdestarinë e fëmijës vetëm nëse nëna ka probleme mendore ose është e dhunshme. Ai është përpjekur të më bëjë të reagoj ndaj gjërave në mënyrë që t'i përdorë ato kundër meje. Ai u takua me fqinjin tim që më vandalizoi makinën vetëm për të marrë një reagim", tha ajo.
"Tani, gjithçka që dua është dikush që do të më ndihmojë me një apartament jashtë Londrës që të mos më gjejë. Nuk kam nevojë për të, sepse ai gjithsesi nuk e ndihmon as me fëmijën”, shtoi ajo.