Një shqiptar 48-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë bashkëshorten e tij, një grua 37-vjeçare me të cilën ishte në proces divorci. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në qytetin Suzzara, ku burri shqiptar e ka ndjekur gruan në parkimin e një qendre tregtare, e ka ofenduar dhe më pas nisi ta qëllojë pa pushim me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në mes të disa njerëzve, kalimtarë të shumtë të cilët ndërhynë duke i shpëtuar jetën gruas. Shqiptari, i mbytur në gjak nga plagët e shumta që i shkaktoi ish-gruas, u kap në një shesh jo shumë larg vendit t sulmit.
Ai ishte fshehur mes dy makinave, por karabinerët arritën ta vënë në pranga shumë shpejt. Ai tashmë ndodhet në një spital në Mantua, për të trajtuar plagët që mori në duar teksa godiste gruan.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Edhe ish-bashkëshortja ju nënshtrua trajtimit intensiv mjekësor, ku raportohet se tashmë e ka kaluar rrezikun për jetën. Lidhur me motivet e ngjarjes së rëndë, në mesin e dhjetra kalimtarëve, karabinierët janë duke hetuar mbi pistën e asistencës ekonomike që burri duhej të jepte pas divorcit, për tre fëmijët.
Foto nga vendi i ngjarjes
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
pse moj albana..paske patur de dashun norvegjez...po flet sipas eksperinces..
PërgjigjuPo pse ketu ne itali qe ndodhin nga 2-3 vrasje femrash cdo dite cfare I thua ti moj Albana,njesoj eshte gjithandej ska pyll pa derra
PërgjigjuÇ fëlliqësira fekale mban kjo botë...
PërgjigjuMeshkujt shqiptare njesoje si ata Norvegjeze psikopeter.
PërgjigjuE ke nga eksperienca me norvegjezet, komplet idiote