Shqiptari masakron të moshuarën greke e i vjedh bizhuteritë! Dëshmia e saj: Më tha mos shko në Polici se do të vras

Shqiptari masakron të moshuarën greke e i vjedh bizhuteritë! Dëshmia e saj: Më tha mos shko në Polici se do të vras

Një 40-vjeçar nga Vlora, person me precedentë të shumtë penalë në Shqipëri, ka rënë në prangat e policisë greke nën akuzat “grabitje dhe dëmtime të rënda”.

Shqiptari me inicilet S. A është arrestuar nga efektivë të Stacionit Policor të Vironas në Greqi pas dy ngjarjeve të ndodhur në rrugët “Kordeliou 41” dhe “Kordeliou 43” në Athinë.

Konkretisht ai ka hyrë në banesën e 86-vjecares greke M. S dhe nën ushtrimin e dhunës i ka marrë sende me vlerë. Më pas ka hyrë në banesën e vajzës së saj, 66-vjeçares A. P, ku duke e kanosur i ka marrë edhe asaj sende me vlerë.

Sipas dëshmisë së 86-vjeçares, ajo ka përjetuar momente tmerri. 40-vjeçari shqiptar e ka dhunuar barbarisht duke i shkaktuar të nxira në trup e fytyrë dhe e ka kërcënuar se do e vriste nëse do njoftonte policinë. Ai i ka marrë të gjitha bizhutë që e moshuara kishte në shtëpi.

“Dëgjoj grilat dhe shoh një djalë përpara meje. Ai ulet në shtrat dhe merr arin tim. E kthen shtëpinë përmbys dhe më thotë “Dua para dhe arë. Më thotë ‘kujdes, mos shko në Polici se nesër do të jem sërish këtu dhe do të të vras’. Unë i them ‘të lutem djali im, a ke nënë, a ke baba, largohu, të lutem.’ Ai donte të më shtrinte në shtrat. Kisha frikë se mos më vriste”, tregon e moshuara.

Sipas Protothema, pasi ai u largua nga shtëpia, e moshuara e gjakosur shkoi në shtëpinë ngjitur, ku jeton vajza e saj për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur. Aty, për fatin e saj të keq, ajo pa sërish grabitësin që kishte hyrë në shtëpi dhe po kërcënonte këtë herë vajzën e saj. Dy gratë pasi i kanë dhënë të gjithë arin që kishin në banesë, kanë lajmëuar Policinë. Disa orë më vonë, policia ka gjetur autorin dhe e ka vënë në pranga.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Konferenca e Liderëve të BE, Rama në Pragë, takim me Von der Leyen: Diskutuam për rrugëtimin tonë europian

Konferenca e Liderëve të BE, Rama në Pragë, takim me Von der Leyen: Diskutuam për rrugëtimin tonë europian