Qeveria greke bëri hapin e parë konkret për tu afruar me kërkesat e fermerëve grekë të cilët prej mbi dy jvësh kanë cuar në koas sistemin e transportit rrugor në greqi sidomos atë rrugor, nëpërmjet bllokadave. Ministri I Bujqësisë prezantoi dje një paketë me pikat ku qeveria sheh hapësirë për të ndërhyrë me qëllim zbutjen e kostove të prodhimit për fermerët.

'Gjatë periudhës së fundit, kemi qenë duke trajtuar kërkesat e fermerëve tanë së bashku me ministritë përkatëse. Ekziston mundësia për të shqyrtuar ndërhyrje që lidhen me kostot e prodhimit, energjinë dhe karburantet." tha Ministri i Zhvillimit Rural Kostas Tsiaras, në një deklaratë një ditë më parë. 

Federata e Bashkuar e Shoqatave Bujqësore, e cilësoi reagimin e qeverisë ndaj kërkesave të paraqitura nga sektori bujqësor, një komunikim që nuk ofron zgjidhje thelbësore për kërkesat e tyre konkrete.

Kreu i kësaj federate i tha CNN grek se më gjasë Greqia do ta kalojë festat me bllokada. Çmimi i naftës në pikat e karburantit, çmimet dysheme të prodhimeve, kompensimi i të ardhurave të humbura të vitit 2025 kur çmimet ranë ndjeshëm, si edhe zgjidhja e problemeve të blegtorëve janë disa nga “vijat e kuqe” të komunitetit të fermerëve.

Këtë të martë, Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis, pritet të mbajë një fjalim në parlament, nga ku mund të thotë më shumë në lidhje me masat e qeverisë.

Grupimet rajonale të fermerëve, pritet të zhvillojnë mbledhje të ndara këtë të martë dhe të mërkurë, për të artikuluar një përgjigje ndaj ftesës së qeverisë. Disa nga akset kryesore rrugore te Greqisë si ajo Selanik-Athinë vijon të bllokohet nga fermerët të cilët gjithashtu kanë ndikuar pikat kufitare me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë së bashku me portet e volosit dhe selanikut. Në total janë numëruar mbi 100 pika bllokimi 

Protestat e tyre nisën pas vonesave me pagesat e subvencioneve të BE të cilat u bllokuan pas një skandali abuzimi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:29
Greqia e ‘paralizuar’ nga protestat, aksi Kakavijë-Janinë i pakalueshëm nga ora 18:00-21:00! Do të lejohen vetëm mjetet që kanë emergjenca

Për shkak të protestës që zhvillojnë fermerët në Greqi, aksi rrugor Kakavijë-Janinë nuk do të jetë funksional për qarkullimin e automjeteve nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën shqiptare).

Policia e kufitare e Kakavijës bën me dije se do të lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve për emergjenca shëndetësore.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Greqia është “paralizuar” prej më shumë dy javësh nga protestat e fermerëve, të cilët kanë bllokuar akset kombëtare për vonesat me dhënien e subvencioneve të BE-së pas një skandali korrupsioni.

Ata janë të vendosur të vazhdojnë dhe të intensifikojnë protestat e tyre nëse kërkesat nuk u plotësohen nga qeveria.