BRITANI - Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia britanike që ngatërroi çajin e malit me bimë kanabisi. Agim Agaj, me profesion piktor u mbajt për 15 orë në polici pasi po drejtonte furgonin ku kishte çaj mali.
Policët britanikë menduan se ishte marijuanë dhe e arrestuan nën dyshimin e posedimit me qëllim furnizimi me drogë. Por ishte shumë larg nga bosët e drogës të Narcos sepse kontejneri plastik midis sediljeve të përparme përmbante vetëm çaj mali.
“Ishin dy policë. Një hapi derën e furgonit dhe pa se kisha një enë të madhe plastike. Ai i tha policit tjetër: ‘Ai ka marijuanë!’. Unë thashë, ‘Kjo nuk është drogë. Është çaj mali!’. Ata nuk dëgjuan. Më arrestuan menjëherë. Çaji nuk duket aspak si bimë kanabisi. Nuk ka erë si bari. Edhe një fëmijë mund të shohë se çfarë është çaji dhe çfarë është kanabisi”, tha Agaj.
Agimi u mbajt në një qeli të shtunën mbrëma në Weymouth, Dorset, dhe u intervistua të nesërmen para se të lirohej pa akuzë sepse nuk kishte prova.
Sipas tij, oficerët kontrolluan shtëpinë e tij të vjetër dhe shtëpinë e një shoku.
Agimi, i cili pi çdo ditë çajin tradicional shqiptar, tha se nuk e dinte pse e ndaluan dhe shtoi: “Nuk jam arrestuar kurrë. Ishte e frikshme.”
Po si një nga importuesit ndër me të mëdhenj të caijt në botë, Britania na paska popull goxha injorant në këtë fushë
PërgjigjuMe ka ndodh dhe mua, kisha marre nje valixhe plot me çaj mali...dhe sa kaloj kontrollin vijne 15 police me vrape...car i thashe doni çaj?
PërgjigjuPer keto gomarrlleqe qe bejne hidhini ne gjyq ti kapni ndonje lek.