Shqiptari me fanellë në mes të Beogradit, Kuriri serb ngre pyetjen: A do ndodhte kjo në mes të Tiranës?

Shqiptari me fanellë në mes të Beogradit, Kuriri serb ngre pyetjen: A do ndodhte kjo në mes të Tiranës?

I riu me fanellën shqiptare në Beograd

Një i ri shqiptar është shfaqur në një linjë autobusi në Beograd me një fanellë ku dukej flamuri shqiptar. Foto ka qarkulluar në rrjetet sociale ku komentet kanë qenë të shumta pro dhe kundër tij.

Më së shumti në komente nuk ka shfaqje racizmi, por më shumë janë kapur me pjesën se i riu ishte pa maskë duke thyer rregullat e pandemisë. Ndërsa në lidhje me flamurin shqiptar, shumica u shprehën se as nuk e vunë re dhe as nuk e njihnin.

Megjithatë portali serb Kurir ngre pyetjen se nëse ky reagim kaq paqësor do të ndodhte nëse ne njëjta situatë do të shfaqej në mes të Tiranë?

Në fakt Kurir duhet të kujtoje se shqiptarët nuk kanë dhënë kurrë shfaqje raciste apo sulme të tilla duke respektuar shtetësinë, besimin dhe të drejtat e gjithsecilit, si kur serbët i kanë ardhur në shtëpi për të zhvilluan ndeshje sportive ashtu edhe në vizita zyrtare të nivelit të lartë. Nuk ka pasur kurrë as protesta dhe as deklarata raciste askund, as në rrjetet sociale duke treguar qytetari dhe pjekuri. Ndërkohë që sulme të tilla raciste i kemi parë gjerësisht nga serbët kundrejt shqiptarëve, madje edhe në nivelet më të larta qeverisëse.

Prandaj pyetja e ngritur na duket pa vende, ndërsa në lidhje me reagimet e serbëve ku shumica janë pozitive mund të themi se dhe ata po tregojnë maturi gjithashtu.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sas: 06/10/2020 16:01

    Se harrova. Kemi pire e ngrene me serbe e na kane qerasur pronaret edhe pasi cmendem lokalin me te folur e qeshur shqip me ze te larte si ç’dime mire ta bejme ne. U befte mire per te gjithe kokenxehtet!

    Përgjigju
  • Sas: 06/10/2020 15:55

    Personalisht jam zbavitur ne novi sad per exit fest. Rini e kulturuar e mendjehapur pa lidhje me politik nacionaliste. Besoj se dhe ne Tirane mund ta veshe kushdo nje T shirt me flamir serb pa asnje problem qofte edhe shqiptar

    Përgjigju
  • Abcd: 06/10/2020 14:19

    Do t’a kete veshur bluzen patjeter ndonje gazetar i “Kurir” per te bere lajm dhe sa per ne Shqiperi,kane hyre e hyjne “ derri e dosa “ me cfardo flamuri e ngjyre e nuk i ka luajtur kush.

    Përgjigju
  • Pelioni: 06/10/2020 11:11

    Boll më me parti pa antarsi, nuk ka pse shqiptarët të paguajnë për rroga kryetarësh të cilët de fakto janë kanceri malinj i demokracisë në Shqipëri.

    Përgjigju
  • ALTIN: 06/10/2020 11:11

    KA NDODHUR NE ZEMER TE SHQIPERISE DHE DUKE BERE PAZARE NE MARKET ME BLUZE TE SKUADRES SE VOJVODINES DHE ME FLAMUR SERB DHE NUK I THA NJERI PLAÇ ME GOJE. MADJE I SHERBYEN SI CDO KLIENT TJETER.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'