Shqiptari më i urryer në SHBA
ironizon Clinton: Gjallë je?

Në momentin që po mbahej ceremonia përkujtimore për viktimat e 11 Shtatorit, kandidatja për kreun e Shtëpisë së Bardhë, Hillary Clinton është larguar nga ceremonia për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Lajmi po komentohet gjërësisht në botë, aq sa është bërë protagonist edhe nga shqiptari më i urryer në SHBA, Martin Shkreli.
 
Shqiptaro-amerikani famëkeq në SHBA ka ironizuar edhe në Twitter kandidaten Clinton, ndërsa shtron pyetjen: “A mund të konfirmojmë se Hilary Clinton është gjallë”. Shkreli ka vijuar me sulmin e tij ndaj kandidates edhe në shkrime të tjera, ndërsa shprehet se ajo që i ndodhi asaj është “problem i zakonshëm i robotëve”.

Martin Shkreli njihet si mbështetës i kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.

Martin Shkreli u bë i njohur botërisht për ngritjen e çmimeve të ilaçeve të HIV-AIDS dhe kancerit në SHBA
1
2

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë