Del FOTOJA- Shqiptari me 'karrierë' kriminale, kush është 'koka' e grupit të kokainës në Greqi

Del FOTOJA- Shqiptari me 'karrierë' kriminale,  kush është 'koka' e grupit të kokainës në Greqi


1579975467_sanderPemaj.jpg

Sandër Pemaj

Report TV ka arritur të zbulojë emrin e shqiptarit që akuzohet nga mediat greke si kreu i grupit të trafikantëve që u kap me 1 ton e 180 kilogram kokainë në Greqi. Sipas burimeve të Report TV një prej shqiptarëve të arrestuar është Sandër Pemaj, që dyshohet nga policia greke si kreu i bandës. Pemaj është një person me një të kaluar të theksuar kriminale prej vitesh në shtetin fqinj, i arrestuar vetëm dy vite më parë si pjesë e bandës së Jurgen Mollës që trafikonin drogë midis Shqipërisë-Greqisë e Turqisë.

Pemaj së bashku me disa shqiptarë të tjerë dhe disa marokenë, në total 8 veta, janë kapur në një kompleks turistik në Greqi në fshatin bregdetar Astakos pranë qytetit të Agrinjos që ndodhet në afërsi të rrugës Athinë-Kakavijë. 
Banda kishte marrë aty disa dhoma me qira ku kishin fshehur drogën. Pas ndërhyrjes së policisë greke që e ka zhvilluar operacionin në bashkëpunim me DEA-n amerikane janë kapur 1 ton e 180 kilogram kokainë si dhe disa armë pistoleta dhe një kallashnikov. Nga të dhënat e para mësohet se sasia e kokainës është nisur nga Shën Vinsent I ishujve Karaibe dhe ka mbërritur me rrugë detare, më saktësisht me jaht, në qytezën greke.
Gjithashtu mësohet se Greqia ishte stacioni i parë I trafikantëve që më pas do ta shpërndanin kokainën në vende të ndryshme të Europës dhe të Afrikës Veriore

Po kush është Sandër Pemaj që akuzohet si kreu i bandës që do trafikonte 1.18 ton kokainë.
Sandër Pemaj ka që në vitet ’90 që jeton në Greqi duke kryer shumë shkelje të rënda penale dhe duke hyrë e dalë nga burgu.
Është arrestuar dhe dënuar në Greqi për disa vjedhje me dhunë në vitin 1998 dhe është liruar në vitin 2006. Në vitin 2010 arrestohet përsëri pas një përplasje me armë me policinë greke gjatë një grabitje në lagjen Virona të Athinës por arrin të lirohet në 2015. Pas kaluar më shumë se dy vite ai arrestohet sërisht këtë herë si një prej krerëve të grupit ndërkombëtar që trafikonte drogë midis Shqipërisë-Greqisë e Turqisë,  ku një ndër të arrestuarit në Shqipëri si pjesë kryesuese e këtij grupi ishte edhe biznesmeni Jurgen Molla.
Mesa duket Sandër Pemaj sërish ka arritur të dalë shpejt nga qelia dhe tashmë bie rishtazi në duart e policisë greke këtë herë I akuzuar si koka e grupit që trafikonte 1.18 ton kokainë.

 


Lajmi kryesor:

Kapen 1.2 ton kokainë në Greqi, e sollën me jaht nga Karaibet! Arrestohet 'koka' e bandës dhe 5 shqiptarë të tjerë/ Hetime në Tiranë (EMRAT+VIDEO)


B.K./xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës