Një aksident që mund të përfundonte në tragjedi, ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku ishte përfshirë një shqiptar. Në qytetin e Frosinone, dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, një prej të cilave drejtohej nga një shqiptar.
Makina e këtij të fundit përfundoi në vijën ndarëse të rrugës dhe trotuarit, duke shkatërruar bordurën. Shoferi shqiptar rezultoi nën ndikimin e narkotikëve dhe u shoqërua menjëherë në polici, ku më pas është marrë nën mbrojtje nga një avokat.
Rruga ku ndodhi aksidenti, ishte e mbushur me njerëz, të cilët ishin me fat të mos ishin pjesë e një masakre njerëzore.



Komente








