Shqiptari që u qëllua në Greqi lëvizte me anti-plumb, një ditë më parë ishte arrestuar nga policia

Shqiptari që u qëllua në Greqi lëvizte me anti-plumb, një ditë më parë ishte arrestuar nga policia

Policia greke

Mediat në Greqi kanë dhënë detaje të reja rreth shqiptarit që u qëllua mbrëmjen e kaluar në Athinë, në sheshin Larisa, ku mbeti i plagosur.

Mediat greke raportojnë se shqiptari kishte në dosjen e tij penale, vrasje, vjedhje dhe grabitje. Ndërsa një ditë para se të qëllohej, mësohet se shqiptari ishte arrestuar pasi ishte duke lëvizur me antiplumb, ndërsa po ecte me patina dhe kishte një sasi të vogël droge me vete.

Kontrolli u krye në zonën e Omonia dhe kur policia e ndaloi, ata zbuluan se burri para tyre, i cili po përpiqej të kalonte indiferent, po përdorte ecte me patina elektike i veshur me një jelek antiplumb.

Ngjarja ndodhi një natë më parë ku dy atentatorët, të cilët dyshohet se janë emigrantë, harruan armën në taksinë me të cilën u larguan nga vendi i ngjarjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë