Një shqiptar nga Kosova është shpallur “Hero i Vitit 2018” në Suedi. Fidan Bejta do të nderohet nesër me titullin “Ëngjëlli i Mbrojtjes”, pasi ka shpëtuar 20 fëmijë nga një sulm me thikë.
Shqiptari i shpëtoi fëmijët nga një grua e cila i përndoqi në një shesh lojërash duke tentuar që t’i godasë ata. Ai e ndaloi gruan me thikë duke rrezikuar jetën e tij, por duke iu shpëtuar jetën 20 fëmijëve që po luanin në këtë kënd lojërash. Ai mori një mesazh edhe nga ylli suedez i futbollit, Zlatan Ibrahimoviç. Vetë futbollisti e ftoi shqiptarin që të shkonte dhe të shihte një nga ndeshjet e tij.
“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty. Ajo që bëtë nuk është ajo që secili do të guxonte të bënte. Vazhdo të jesh kështu, vetvetja. Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë live”, tha Zlatan në mesazhin e tij.
Mediat suedeze shkruajnë se shqiptari e kishte idhull Zlatan dhe u emocionua në momentin kur mori mesazhin live prej tij. Ngjarja kur shqiptari shpëtoi 20 fëmijë ndodhi në 13 maj 2018, dhe bëri jehonë në Suedi.
O ZOT KTO LAJME PER DJEMT TANI TE KETIJ LLOI NA MBUSHIN SYT ME LOT NGA GEZIMI SE NA ASHT BA ZEMRA SKETERR NGA SKIFTERET HAJDUT QE NA NXIJN FAQEN .KY DJAL ASHT SIMBOL I GJAKUT SHQIPTAR PERFAQESON ZEMREN E POPULLIT SE ASHT POPULL QE KURR SKA BERE LUFTRA PER PUSHTIM POR VETEM PER LIRI .ZOTI TE BEKOFT O DJAL QE NA NGROHE ZEMREN NE SYT E BOTES .
Përgjigju