Shqiptari spërkatet me benzinë dhe i vë flakën vetes para Parlamentit Evropian, e shpëtojnë forcat e sigurisë

Shqiptari spërkatet me benzinë dhe i vë flakën vetes para Parlamentit Evropian, e shpëtojnë forcat e sigurisë

Një shqiptar spërkati trupin me benzinë dhe i vuri flakën vetes para ndërtesës së Parlamentit Evropian në Strasburg. Sipas mediave lokale, cituar nga Tgcom, ishte ndërhyrja e shpejtë e personelit të vëzhgimit dhe të forcave zjarrfikëse që qëndrojnë të pozicionuar në hyrje të institucionit, që bënë të mundur shpëtimin nga vdekja të shqiptarit. Megjithatë, ai ka pësuar djegie të mëdha në fytyrë dhe në duar. Arsyet e këtij gjesti ende nuk dihen për momentin.

Episodi ndodhi rreth orës 16:00, ndërsa zhvillohej një manifestim i qytetarëve të Guinesë. Sipas mediave lokale, kur folësi në manifestim bërtiti "Padrejtësi", shqiptari që ndodhej në afërsi të demonstruesve, e përsëriti fjalën para se të spërkaste veten me benzinë dhe t'i vinte zjarrin vetes me një çakmak.

Të parët që ndërhynë për ta shpëtuar, ishin manifestuesit që u përpoqën të shuajnë flakët me një xhaketë. Menjëherë pas kësaj, mbërritën forcat e sigurisë të cilët ruajnë gjithmonë hyrjen e Parlamentit Evropian kur ka seanca, dhe i shuajtën flakët me një zjarrfikëse.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë